Zëri i Rusisë Në Dumën Shtetërore të Rusisë u paraqit për shqyrtin projekt ligji, i cili parashikon forcimin e të drejtave të fëmijëve si dhe përgjegjësinë penale për sjellje të ashpër ndaj fëmijëve që se kanë mbushur ende moshën e pjekurisë (minorenëve). Autorët e projektit tërheqin vemendjen ndaj faktit, se për sjellje barbare përkatësisht kafshëve vepron dënimi me heqje lirie deri në 2 vjet, ndërsa për sjellje të egër ndaj fëmijëve- me kufizim lirie deri në 3 vjet. Në projektligjin e ri propozohet të fiksohet neni mbi përgjegjësinë penale për sjellje brutale ndaj minorenëve, i cili parashikon dënimin me 3 vjet heqje lirie.