Zëri i Rusisë Numri i përdoruesve të rrjetit Internet në Rusi në vitin 2009 pritet të rritet deri në 34 % dhe të përbëjë shifrën 63 milionë veta. Shifra të tilla përmendi Kreu i Ministrisë së Ndërlidhjes dhe Komunikacionit Igor Shegolev. Sipas fjalëve të tij, në momentet aktuale, në qytetet e mëdha “depërtimi” i Internetit është në mënyrë të qenësishme më i lartë, se sa treguesi mesatar në mbarë Rusinë dhe kosto e aksesit në Internet në rajonet e vendit është shumë më e lartë se në qytetet e mëdha.