Zëri i Rusisë “Vetëm fitore!”-me një synim e dëshirë të tillë sot, më 12 maj, do të dalin në skenën e “Eurovision-2009” në Moskë pjesëmarrësit e gjysëm finales së parë. Nga përfaqësuesit e 18 vendeve, që do të debutojnë në gjysëm finalen e parë, 10 këngëtarë do të kalojnë në finale. Dhe duhet thënë, se sipas rregullave të reja të zhvillimit të “Eurovision-it”, 9 prej tyre do të zgjidhen nga vetë teleshikuesit me anë të SMS-votimit dhe telefonatave, ndërsa edhe një tjetër-prej anëtarëve të Jurisë profesionale të kryesuar nga këngëtari dhe producenti rus Filip Kirkorov. Por finalja nuk do të jetë vetëm, thjesht, rivalitet midis interpretuesve. Ja se ç’tregoi Drejtuesi i Kanalit të Parë televiziv rus, që realizon transmetimin e Eurovisionit, Konstantin Ernst: “Rusia merr pjesë në konkursin e këngës “Eurovision” që nga viti 1994 dhe ne gjithmonë kemi dashur të fitojmë, në radhë të parë, me qëllim që ta zhvillojmë Eurovisionin në Moskë. Këtij qëllimi ne ia arritëm. Tani detyrë kryesore për ne është që të bëjmë gjithçka të mundur që Evropa, e cila do të ndodhet në kryeqytetin rus për pjesëmarrje në Eurovizion, të zbulojë për veten se Moska është gjithashtu shtëpi evropiane. Që evropianët, të cilët nuk kanë qenë ndonjëherë këtu ose e kanë vizituar që prej shumë kohësh atë, të shohin me sytë e vet se Rusia ka ndryshuar tej mase. Dhe se figurat me kokore, arinjtë që u bien balalajkave në çdo cep të rrugës, i përkasin tematikës së përrallave. Gazetari televiziv rus me shumë popullaritet Andrei Mallahov dhe supermodelja Natalia Vodjanova janë përzgjdhur në rolin e drejtuesve të dy gjysëm finaleve të konkursit. Ata do t’i drejtohen shikuesve dhe gjithë pjesëmarrësve të “Eurovision-it” në anglisht, rusisht dhe frengjisht. Natalia Vodjanova, e cila erdhi posaçërisht për këtë qëllim nga New Yorku nuk e fsheh dot gëzimin e saj: “Jam jashtëzakonisht e lumtur që ndodhem këtu. Unë tashmë e ndjej me të gjitha fibrat e shpirtit se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë. Atmosfera është e mrekulleshme, e mbushur plot me gëzim. I uroj konkursit “Eurovision-2009” çdo gjë sa më të mirë! Midis pjesëmarrësve të gjysëm finales së parë tashmë janë përcaktuar edhe favoritët e parë të konkursit. P.sh., turkja Hadise. Ndërsa përfaqësuesit e mjeteve të informimit masiv në listën e tyre të pretendentëve për vend të parë preferencën e vet ia kanë dhënë grupit “Regina” nga Bosnjë e Hercegovina. Dhe vetëm kjo tashmë i ka bërë të lumtur muzikantët ballkanikë! “Kënga jonë është vërtet shumë e bukur, thotë solisti i grupit. Një him i vërtetë që i thuret dashurisë. Unë jam tej mase i lumtur nga vetë fakti se shtypi votoi për ne”, u shpreh ai.