Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev paraqiti për shqyrtim në Dumën Shtetërore-dhomën e ulët të parlamentit rus-projekt ligjet që kanë të bëjnë me përcaktimin e statusit dhe plotfuqishmëritë e gjykatësve, si atyre të zakonshëm federalë, ashtu dhe konstitucionalë. Sipas këtyre ligjeve, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të emërohet nga dhoma e lartë-Këshilli i Federatës-me propozimin e presidentit dhe jo të zgjidhet nga vetë gjykatësit. Ekspertët mendojnë se në këtë rast pushteti gjyqësor do t’i nënshtrohet plotësisht atij politik. Fakti se ky ligj do të vijë duke marrë forcë nuk vihet në dyshim nga askush, vë në dukje botimi “Komersant”. “Rusia unike” është e aftë ta miratojë këtë iniciativë të Presidentit thjesht për forcë të numrit disponues të mandateve të deputetëve. Për miratimin e amendamenteve në ligjin “Mbi Gjykatën Kushtetuese të Federatës Ruse” mjaftojnë 300 zëra.
***
Në Rusi u kthyen heronjtë e kampionatit Botëror të hokeit që përfundoi në qytetin zvicerian Berne, shkruan gazeta “Novie Izvestia”. Për të dytin vit me radhë skuadra përfaqësuese e hokeit e Rusisë shpallet më e forta në planet duke mundur në ndeshjen vendimtare rivalin e saj më principial-ekipin e kanadezëve. Një lojë të tillë splendente në mbrojtje nga skuadra përfaqësuese e Rusisë nuk e prisnin bile as vetë tifozat e saj. Duhet vënë në dukje se kjo ishte një finale jashtëzakonisht e bukur, kulminacion i së cilës u bë goli i shënuar nga Radullov me një mjeshtëri të paparë. Kanadezët mund të përsiatin sa të duan mbi mundësitë e humbura për të shënuar gol, por në momentin vendimtar ata nuk patën një lojtar të tillë si Radullov në ekipin e tyre.
***
Duma Shtetërore miratoi në lexim të dytë amendamentet në legjislacion, të cilat sanksionojnë vendosjen e përgjegjësisë penale për manipulimet në tregun e letrave me vlerë, shkruan botimi “Gazeta”. Këto masa do të përhapen mbi krimet që shkaktojnë dëm të madh ose veçanërisht të madh. Ligjvënësit përcaktuan tre grupe krimesh: manipulimet me çmimet në treg; shkelja e rregullave pa marrjen parasysh të të drejtave për letrat me vlerë; nxjerrja e pengesve për realizimin apo kufizimin e paligjshëm të të drejtave të zotëruesve të letrave me vlerë. Për të gjitha këto lloje krimesh fajtorin e kërcënën dënimi me heqje lirie nga 2 deri në 6 vjet. Parashikohet gjithashtu vënia e gjobës me shumë deri në 1 milionë rubla për shkelësit e ligjit.
***