Zëri i Rusisë “Partneriteti Lindor”: Sukses apo dështim? Ndaj një pyetje të tillë përsiat në materialin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Leonid Sigan. Mbi këtë iniciativë të Ministrit Radosllav Sikorskij tashmë janë shkruar e thënë jo pak gjëra. Por, projekti i partneritetit i ideuar në Vashavë në partneritet të ngushtë me ish republikat sovjetike, apo, me fjalë të tjera, me vendet që ndodhen gjeografikisht në Lindje të BE, tashmë filloi të plasaritet, të shkatërrohet. Këtë e demonstroi në mënyrë më se evidente samiti i zhvilluar në Pragë. Formalisht të gjithë politikanët që u mblodhën pranë brigjeve të lumit Vlltava e mbështetën iniciativën polako-suedeze dhe caktuan (vërtet, tani për tani vetëm formalisht) 600 milionë euro për realizimin e tij në jetë nga kuleta e BE. Por, në qoftë se do t’i hedhim një vështrim të vemendshëm situatës së krijuar, do të arrijmë në konkluzionin se në lidhje me të shumë politikanë evropianë kanë mjaft dyshime. Botimi “Gazeta Viborça” në artikullin e vet me titull: “Partneriteti Lindor ndodhet nën rrezik kërcënues” ka shkruar: “Projekti i partneritetit në drejtimin Lindor i BE i shpikur në Varshavë u ndodh nën rrezik kërcënues. Në realitet mund të dalë se për të nuk do të ketë mjete financiare”. Me autoren e këtij publikimi Dominika Pshullkovskajan është plotësisht dakort Anxhei Gelik nga botimi “Dzennik”. “Projekti filloi të plasaritet që përpara se të miratohej në samitin e zhvilluar në Pragë. Në të ka si shumë të cara që të merret guximi për të trumbetuar mbi suksesin e tij”, shprehet ai. Akoma dhe më i rreptë në gjykimin dhe vlerësime e veta është Enxhei Beleckij nga po ai botim (po e citojmë atë): “MPJ duhet të nxjerrë konkluzionet përkatëse nga ky dështim. Koncepti i quajtur “Midis detrave”, që i përket kohërave të Pilsudskit, ose, me fjalë të tjera, bllokimi i ringjalljes së Perandorisë Ruse nëpërmjet intergimit të Ukrainës dhe Bjellorusisë me Evropën, doli krejtësisht jo real”.