Zëri i Rusisë Në Moskë filluan të duket postera reklamash në mbarë qytetin që i bëjnë thirrje popullsisë për të përdorur sa më shumë në ushqim prodhime deti, sidomos peshkun. Për fat të keq, këto tradita tashmë pothuajse janë humbur fare, ndërsa peshku ka qenë përherë dhe vazhdon të mbetet produkt kryesor ushqimor kombëtar rus. Por tani gatimi i peshkut po përjeton një periudhë renesansi të vërtetë. Instituti i Ushqimit i Federatës Ruse ka përpunuar dhe publikuar menunë antikrizë, në të cilën peshku është produkt prioritar edhe për nga karakteristikat e veta dietike, edhe ato ushqimore me shumë vlerë. Në mbarë vendin është përhapur rrjeti i dyqaneve “Oqean”, në të cilët shumëllojshmëria e prodhimeve të peshkut kombinohet për mrekulli me çmimet e arsyeshme.