Zëri i Rusisë Shteti planifikon ruajtjen e plotë të finacimit të zhvillimit të sistemit të navigacionit GLONASS për vitin 2009, deklaroi Nënkryeministri rus Sergei Ivanov në mbledhjen e Forumit Ndërkombëtar të navigacionit satelitor. Ai kujtoi se tani në sistemin GLONASS hyjnë 20 satelitë që u garantojnë shërbimet navigative qytetarëve rusë. Këtë vit planifikohet nxjerrja në orbitë edhe e 6 satelitëve të tjerë, gjë kjo që do të lejojë shfrytëzimin e shërbimeve të tij në mbarë territorin e planetit.