Zëri i Rusisë Revita “Forbes” përmendi vendet më të lumtura në botë. Rejtingu më i lartë i të qenurit të kënaqur nga jeta u evidentua midis danezëve-gati 90 %. Në treshen e parë të vendeve “ku jetohet mirë” hynë gjithashtu Finlanda dhe Hollanda. Rusia nuk u rendit në 10-shen e më të mirëve. Botimi mendon se ndjesinë e të qenurit të kënaqur nga jeta e provojnë qytetarët e vendeve me liri demokratike dhe ekonomike dhe me nivel të lartë jetese. “Forbes” përmendi gjithashtu edhe shtetin në të cilin njerëzit e ndjejnë vetën më pak të lumtur. Kjo është Kina.