Zëri i Rusisë Kreu i MPJ i Italisë Franko Frattini bëri thirrje për një bashkëpunim pragmatik dhe efektiv midis Rusisë dhe NATO-s. Ai theksoi se një bashkëpunim i tillë është faktor kyç për “forcimin e sigurimit të zonës euroatlantike dhe ruajtjes së balancës së forcave strategjike në Evropë”. Frattini vuri në dukje, se dialogu i përhershëm, i vazhdueshëm me Moskën është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme e më të mprehta ndërkombëtare të tilla si, p.sh., Afganistani, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, mospërhapjes së armës së shfarosjes në masë. Ministri italian propozoi për t’i ndërtuar marrëdhëniet me Rusinë në frymë bashkëpunimi dhe jo konfrontimi.