0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e quajti luftën e përbashkët me fashizmin një nga faqet shumëvjeçare më heroike në kronikën e miqësisë ruso-gjeorgjiane. Ai uroi qytetarët e Gjeorgjisë me rastin e 64 vjetorit të Fitores mbi Gjermaninë hitleriane. Ne nuk do të harrojmë kurrë se Lavdia e Fitores i përket të gjithë atyre që luftuan për arritjen e saj, thuhet në mesazh. Trashëgimia  e përbashkët historike, traditat e fqinjësisë së mirë dhe miqësia janë një bazë e fortë për rivendosjen e besimit dhe mirëkuptimit reciprok midis popujve tanë, të cilët nuk kanë qenë kurrë armiq me njëri-tjetrin, theksoi Presidenti i Rusisë.