Zëri i Rusisë Më 7 maj në Pragë, në samitin e BE iu dha start programit “Partneriteti Lindor”. Zyrtarisht me të u bashkuan 6 vende nga numri i republikave ish sovjetike: Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Nën shoqërimin e fjalëve të bukura mbi perspektivat e bashkëpunimit ekonomik, mbi zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut ndodhi një ngjarje që nuk mund të cilësohet aspak si e padëmshme, pa eho pasojash negative. Politologu i njohur çek Jan Petranek e vlerëson në këtë mënyrë atë: “Unë jam mëse i bindur, se BE ndërmorri një përpjekje krejtësisht të pasuksesshme me krijimin e këtij klubi për afrimin me vendet e “huaja fqinje të afërta” të Rusisë. Dhe dua të shtoj, të gabuar për nga pikëpamja strategjike. Do të ishte shumë më mirë jo tërheqja e këtyre shteteve në orbitën e BE, por shfrytëzimi i tyre si urë ndërlidhëse midis Rusisë dhe Evropës Perëndimore. Pajtohem plotësisht me bindjen e Presidentit të parë çekosllovak Tomash Masarik, i cili që në agim të shekullit të kaluar pat shprehur mendimin e vet përkatësisht perspektivave të intergrimit të Rusisë në Evropë, mbi krijimin e marrëdhënieve të partneritetit dhe jo atyre të “tërhejes së litarit”. Reagimin e Rusisë nuk e marrin parasysh as projektuesit e “Partneritetit Lindor”. Ata po mësyjnë atje, ku vendi ynë po ndërton arkitekturën e re të marrëdhënieve me ish republikat sovjetike. Vërtet, metoda e veprimit të Perëndimit kësaj here është zgjedhur disi tjetër, pa kurrëfarë revolucionesh me ngjyra: “Vërtet, të krijohet përshtypja, sikur “Partneriteti Lindor” është variant presioni jo të dhunshëm, jo ushtarak mbi vendet tradicionalisht të afërta me Rusinë. Siç më duket mua, ato përpiqen t’i distancojnë nga Rusia. Këtë unë jua them si historian dhe gazetar. Unë vërej se Rusia bashkëkohore po heq hafe me vështirësi trashëgiminë e Bashkimit Sovjetik, se si po konfirmon bazat e ndërtimit të rendit demokratik. Dhe ajo duhet mbështetur në këto synime e përpjekje të saj dhe jo t’i vihet strekëmbëshi dhe të izolohet ajo nga procesi i integrimit dhe bashkëpunimit.