Zëri i Rusisë Presidenti i SHBA-s Barak Obama ka mbetur shumë i kënaqur nga negociatat e zhvilluara me Ministrin e punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov dhe e quan këtë takim dhe vizitën e tij të ardhshme në Moskë si një mundësi të shkëlqyer për “riformatimin” e marrëdhënieve midis dy vendeve. Një vlerësim të tillë i bëri Kreu i Shtëpisë së Bardhë takimit të tij me Sergei Lavrovin si dhe negociatave të veta me Sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton. Sipas fjalëve të Obamës, kontaktet që u ndërmorrën, krijuan një mundësi të shkëlqyer për avancimin përpara të dialogut dypalësh në lidhje me një rreth të gjerë temash aktuale.