Zëri i Rusisë Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov inaguroi në Uashington hapjen e ekspozitës ruse “Mbretërit dhe Orienti: Dhuratat e Turqisë dhe Iranit në Kremlinin e Moskës”. 64 eksponatet unikale të saj nuk janë ekspozuar kurrë ndonjëherë më parë jashtë kufijve të Rusisë. Midis tyre figurojnë suveniret për perandorët rusë të dhuruara nga qeveritarët iranianë dhe turq në shekujt XVI-XVII-të: mburoja dhe armë prej ari, enë të zbukuruara me gurë të çmuar, veshje mbretërore të punuara me fije ari dhe qilima mëndafshi. Kreu i MPJ i Federatës Ruse theksoi se “në momentet aktuale sferat e politikës dhe ekonomisë nuk janë të vetmet fusha, ndaj të cilave ne shfaqim interes reciprok”.