Zëri i Rusisë Me vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA-s Ivan Demjanuk-ut, i cili akuzohet për bashkëpunim me naziztët në vitet e Luftës së Dytë Botërore, iu refuzua pezullimi i deportimit të tij në Gjermani. Vendimi për dorëzimin e Demjanuk-ut drejtësisë gjermane u morr nga Gjykata Amerikane e Emigracionit më 6 prill. Të afërmit e Demjanuk-ut, duke u referuar tek gjendja e tij e dobët shëndetësore, kërkojnë anulimin e deportimit. Sipas versionit të hetimit gjerman, Demjanuk ka marrë pjesë drejtpërsëdrejti në asgjesimin fizik të 29 mijë të burgosurëve në kampet e përqendrimit Treblinka dhe Sobibor, ku pat shërbyer si gardian.