Zëri i Rusisë Për Rusinë dhe SHBA-s është e domosdoshme që të përfundojnë Traktatin e ri për Armatimet Strategjike Ofensive (TASO), meqënse traktati i vjetër, afati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, tashmë nuk mund të shërbejë më si instrument efektiv i ushtrimit të kontrollit mbi armatimet strategjike, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov pas përfundimit të negociatave me Sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton. Ministri mendon se, në dokumentin e ri në veçanti duhet të gjejnë pasqyrim kufizimet si për kapsollat bërthamore, ashtu edhe për mjetet e mbartjes së tyre. Një pozitë e tillë, sipas fjalëve të Ministrit rus, gjen mirëkuptim tek pala amerikane. Traktati i ri për ASO do të jetë në qendër të vëmendjes së presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s Dimitri Medvedievitz dhe Barak Obamës gjatë takimit të tyre në fillim të korrikut në Moskë.