Zëri i Rusisë Në Uashington Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton dhe Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov zhvilluan një këmbim të hapur mendimesh për çështjet që paraqesin interes reciprok. Ndër temat më aktuale ishin: situata në Kaukaz, dislokimi i Sistemit të Mbrojtjes Antiraket (SMA) në Evropë, programi bërthamor i Iranit, bashkëveprimi i Rusisë dhe NATO-s. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për avancimin përpara të bashkëpunimit në drejtime të ndryshme, dhe për përgatitjen e vizitës së korrikut të Presidentit të SHBA-s në Moskë, si dhe të samitit ruso-amerikan në format të plotë. Ata u morrën vesh për ndërmarrjen e hapave të rinj, të cilët mundësojnë eliminimin e rreziqeve të përhapjes bërthamore. Kjo sferë, sipas fjalëve të Sergei Lavrovit është një nga sferat më të suksesshme të bashkëpunimit ruso-amerikan.