Zëri i Rusisë Në këto ditë maji e gjithë bota kujton fitoren heroike që u korr në maj të vitit 1945 mbi Gjermaninë naziste dhe satelitët e saj. Fitorja e madhe u farkëtua një e vetme për të gjithë. Por, siç ndodh shpesh në histori, heroizmi i disave mbulon, maskon jo rrallë gabimet dhe bile krimet e disa të tjerëve… Mbi këtë temë përsiat në materialin e vet vëzhguesi ynë, kandidat i shkencave historike, Pjotër Iskenderov. Në lidhje me Fitoren e Madhe edhe sot e kësaj dite është plotësisht me vend venia e diagnozës politike. Dhe shumë shpesh kjo diagnozë politike ngjason me aberacionin, shtëmëngien e kujtesës historike ose bile dhe me rusofobinë elementare. Kjo ka të bëjë jo vetëm me pasuesit aktualë të “qoftëlargut” në vendet Pranëballtike mendjet e të cilëve janë turbulluar nga avujt e ekstazës nacionaliste, me të pushtuarit nga kllapia e iluzioneve se fitorja e Hitlerit mbi Bashkimin Sovjetik do t’u sillte atyre pushtet dhe toka, si dhe me ata që kanë lënë në harresë faktin se popujt e tyre qenë shpallur nga ideologët e fashizmit asaj kohe po të tillë “racë e ulët njerëzore” si dhe rusët. Me këta njerëz, të cilët vazhdojnë të kërkojnë prishjen, demontimin e monumenteve të ushtarëve çlirimtarë dhe ndjekjen penale për festimin e Fitores së Madhe (siç po ndodh një gjë e tillë tani në Rigë dhe Lvov), është e vështirë të flasësh me gjuhën e argumeneteve. Këtu duhet të thotë fjalën e vet me peshë ligji, i cili mbështetët mbi vendimet e Gjykatës Ushtarake (Tribunalit) të Nurenbergut. Por një gjuhë e tillë është e domosdoshme gjatë zhvillimit të diskutimeve dhe debateve me ata, që përpiqen të minimizojnë rëndësinë e veprës heroike të Bashkimit Sovjetik, duke përsiatur mbi gjoja kontributin vendimtar të fuqive perëndimore në arritjen e fitores mbi Gjermaninë fashiste. Një prej argumenteve të tyre më të preferuara është Akti Lend-Lease, që u miratua nga Kongresi amerikan më 11 mars të vitit 1941 dhe i lejonte presidentit të vendit të ndihmonte çdo vend, mbrojtja e të cilit vlerësohej si “me rëndësi jetike” për SHBA-s. Justifikimi në fjalë është mjaft tregues. Kjo dëshmon për atë, se duke ndihmuar vendet e tjera të koalicionit antihitlerian, Uashingtoni që atëhere i kishte projektuar në mendje konturet e ndërtimit të rendit të ardhshëm botëror të leverdisshëm për të. Në kuadrin e Aktit Lend-Lease SHBA-s u furnizuan aleatëve të tyre municione, teknikë ushtarake, produkte ushqimore, lëndë të parë për industrinë e luftës me shumë të përgjithshme rreth 50 miliardë $. Nga këto mjete më tepër se 31 miliardë i ranë për pjesë Britanisë së Madhe, ndërsa Bashkimit Sovjetik iu dhanë rreth 11 miliardë $. Në qoftë se do të marrim e të analizojmë treguesit e përafërt, rezulton se pesha reale e ndihmës politiko-ushtarake që iu dha Bashkimit Sovjetik përbëri gati 4 % të shumës së mjeteve financiare që u shpenzuan për luftën nga vendi ynë. Siç kujtonte diplomati i njohur dhe historiani i autoritetshëm sovjetik Oleg Rahmanin: “në periudhën tejet të vështirë të përgatitjes së operacionit të Kurskut (gjë për të cilën ishin në dijeni të plotë në Uashington dhe në Londër) furnizimet e ndihmave në fjalë u pezulluan për 9 muaj dhe rifilluan sërish vetëm në shtator të vitit 1943”. Përveç kësaj, SHBA-s pasi refuzuan ti furnizojnë Bashkimit Sovjetik metalet me rëndësi strategjike të tilla si duralumini, volframi, ia dhanë ato më pas Gjermanisë fashiste. Ndërsa vetë faktin që ka të bëjë me atë, se Fronti i Dytë u hap në Evropë vetëm në qershor të vitit 1944, me një vonesë 2 vjeçare përkatësisht marrëveshjeve të arritura për këtë qëllim midis liderëve të Bashkimit Sovjetik, SHBA-s dhe Britanisë së Madhe, nuk e vënë në dyshim bile as ekspertët perëndimorë. Faktet e sipërpërmendura nuk mohojnë kurrësesi kontributin e të gjitha shteteve të koalicionit antihitlerian në arritjen e Fitores së Madhe. Por madhështia e veprës së lartë të përbashkët heroike nuk duhet të shërbejë si perde maskimi për realizimin nën rogoz të interesave private, si bazë për spekullimet e rrezikshme politike dhe ndërmarrjen e përpjekjeve për rishkrimin apo korrektimin e historisë.