Zëri i Rusisë Sot, më 7 maj, në Rusi kremtohet Dita e Radios. Presidenti Dimitri Medvediev i uroi bashkëpunëtorët e degës së komunikacionit, radios dhe mjeteve të informimit masiv me rastin e festës së tyre profesionale. Radiokompania jonë “Zëri i Rusisë” tradicionalisht e kremtom këtë festë në rrethin e bashkëpunëtarëve të vet-veteranë të Luftës së Madhe Patriotike. Kryetari i “Zërit të Rusisë” Andrei Bistrickij i uroi personalisht veteranët e radiotransmetimit për vendet e huaja: “Unë nuk gjej dot fjalë të tilla me të cilat të mund tu shprehja veteranëve ndjenjat e admirimit, mirënjohjes, falenderimit. Unë nga thellësia e zemrës, me gjithë shpirt ju uroj me rastin e Ditës së Radios dhe festës së Fitores mbi Gjermaninë fashiste që po afrohet. Unë jam tejet i lumtur që më jepet mundësia t’ju përshëndes juve brenda mureve të radiokompanisë sonë dhe do të dëshiroja që ju ta ndjenit veten këtu në atmosferë të ngrohtë, të gëzueshme e miqësore”, tha Bistrickij. Lufta e Dytë Botërore u bë sprovë serioze për radiokompaninë tonë, e cila transmetonte emisionet e veta për vendet e huaja. Dhe duhet thënë se këto emisione bëheshin pengesë mjaft serioze për propagandën naziste. Pranë mikrofonit të Radio Moskës kanë folur pjesëmarrës të lëvizjes së rezistencës antifashiste nga vende të ndryshme të botës. Vetëm pas çlirimit të Evropës nga nazizmi u bënë të njohur emrat e veprimtarëve politikë që patën folur para mikrofonit të radios sonë. Pa ekzagjerim mund të thuhet se radiokompania jonë ka dhënë një kontribut të qenësishëm në çështjen e arritjes së fitores mbi fashizmin. Ndërsa njerëzve, të cilët erdhën të punonin pas luftës tek ne, radio i mbushi gjithë jetën dhe u bë mjedis i afërt me shpirtin për ta. “Sigurisht, puna ishte mjaft interesante, kujton veterani i luftës Jurij Mitkin. Ajo ishte një shkollë e mrekullueshme gazetareske, diplomatike dhe politike”. “Me radion është e lidhur e gjithë jeta ime. 37 vjet pune në radion e transmetimit të emisioneve për vendet e huaja.Në moshën 16 vjeçare unë shkova vullnetar në front. Dhe erdha të punoja në radio pas mbarimit të fakultetit të gazetarisë. Dhe, siç e shihni, punova plot 37 vjet, gati një gjysëm jete. Unë jam tashmë 82 vjeç, por megjithatë në mendjen time kujtimet i kam ruajtur të gjalla, të thjeshta, të qarta. Mua më eci fati. Kam punuar me një kolektiv të mrekullueshëm, kam patur fat dhe jetë interesante”, tha veterani. Për kolektivin krijues të “Zërit të Rusisë” veteranët e luftës dhe transmetimi për vendet e huaja kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë etalon morali, mirësjelljeje, ndershmërie, dhe, sigurisht, dashurie të pamatë për Atdheun. Këta njerëz hodhën themelet e traditave të shkollës unikale të radiogazetarisë, të cilat vazhdojnë të ruhen edhe sot e kësaj dite, vuri në dukje Zëvendës kryetari i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Jurij Minajev. “Pikërisht ju, veteranët, hodhët themelet e traditës së qendrimit të vemendshëm ndaj njëri-tjetrit. Dhe ne e mbështesim atë. Ne ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve Ju për atë që bëtë për vendin, për degën tonë, dhe, sigurisht, për ne, brezin e ri. Ju falenderojmë nga thellësia e zemrës për të gjitha këto. Ju uroj të gjithëve me rastin e festës së radios dhe festës së Fitores së Madhe.