Zëri i Rusisë Gazeta “Komsomolskaja Pravda” vendosi të mësojë se si do të kremtohet në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Dita e Fitores, fitores, të cilën 65 vjet më parë e korri një shtet unik-Bashkimi Sovjetik. Në Uzbekistan askush nuk dëshiroi të ndryshonte ndonjë gjë. Vetëm se Dita e Fitores në këtë vend quhet ndryshe. Por nuk duhet harruar se gjatë Luftës së Dytë Botërore ranë 100 mijë uzbekistanas. Në Taxhikistan do të vendosin në Parkun e Fitores në Dushanbe Obeliskun përkujtimor, galerinë me portretet e taxhikëve-Heronj të BS dhe kavalierëve të plotë të Urdhërit të Lavdisë. Në Turkmeni Ditën e Fitores do ta kremtojnë për herë të parë pas 8 vjetësh. Gjatë kohës së drejtimit të Presidentit të mëparshëm Dita e Fitores ishte ditë pune. Veteranët e Kirgizisë dhe Kazakistanit, sipas traditës, do t’i urojnë presidentët dhe ministrat e mbrojtjes të këtyre vendeve të tyre. Në Minsk, kryeqytetin e Biellorusisë, do të zhvillohet parada, pas së cilës të gjithë veteranët do të pinë nga 100 gramë vodkë në rrethin familjar për të kujtuar shokët e rënë në luftë, kurse disa të tjerë me shokët e armëve.
***
Ngjarje kryesore e Ditës së Fitores këtë vit do të bëhet parada në Sheshin e Kuq. Siç tregoi në intervistën e vet dhënë për botimin “Rosiskaja gazeta” Ministri i mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov, këtë vit në paradë do të marrin pjesë rreth 9 mijë ushtarakë. Pjesa më e spektakolare, më e bukur e paradës do të bëhet parakalimi i teknikës luftarake dhe fluturimi i avionëve mbi qytet. Për herë të parë në paradë do të demonstrohet kompleksi më modern i raketave zenit S-400 dhe lloje të tjera të teknikës ushtarake.
***
Ministri i Kulturës i Rusisë Aleksandër Avdejev bëri publike statistikën e monumenteve të shkatërruara: për 10 vjetët e fundit Rusia humbi rreth 2,5 mijë monumente historike dhe kulturore, duke theksuar veçanërisht se kultura ruse për shkak të krizës nuk sekuestrohet, shkruan botimi “Gazeta”. “Gjendja e gjysmës së monumenteve historikë dhe kulturorë që ndodhen nën mbrojtjen e shtetit karakterizohet nga ekspertët si e pakënaqshme, kurse për një pjesë tjetër të tyre është mëse e nevojshme marrja e masave urgjente për shpëtimin e tyre.Në qoftë se nuk do ta parandalojmë këtë tendencë, atëherë ajo do të çojë me çdo kusht në humbjen e trashëgimisë më të çmuar kulturore të Rusisë”, deklaroi ministri.