0 Veteranët rusë dhe britanikë të Luftës së Dytë Botërore do të kremtojnë së bashku Ditën e Fitores dhe do të nderojnë kujtimin e të rënëve. Më 9 maj ata do të mblidhen në Londër në kryqëzorin legjendar- muze “Belfast”. Ky aktivitet i kushtohet anijeve shoqëruese arktike ruso-britanike, të cilat në vitet e luftës transportonin ngarkesat nga Britania për në Murmansk dhe Arhangelsk dhe shërben si kujtim i miqësisë reciproke të dy fuqive të mëdha në vitet e ashpra të luftës.