0Grinpis mendon se kompania “Nord Stream” që është operatorja e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Veriore” nëpër fundin e Detit Balltik, sillet në mënyrë të hapur dhe konstruktive. Sipas fjalëve të drejtorit të kësaj organizate ndërkombëtare Ivan Bllokov, këtë gjë e vënë në dukje përfaqësuesit e shumë organizatave shoqërore, ndër të tjera edhe nga vendet Balltike. Për mendimin e tij, për Detin Balltik ky gazsjellës është më pak i rrezikshëm se sa naftësjellësi, për nga pikëpamja e avarive të mundshme. Gazsjellësi garanton sigurinë energjetike dhe eliminon problemet që kanë lidhje me vendet transitore, kurse Evropa do të marrë një gaz më të lirë nga Rusia.