0Zjarri i Amëshuar në kodrën Malahov në Sevastopol, i cili u ndez i pari në kohën e Bashkimit Sovjetik për nder të kujtimit të pjesëmarrësve në Luftën e Madhe Patriotike, flakëroi sërish sot pas 30 vjetësh. Zjarrin, të cilin në shkurt të vitit 1958 e ndezi strategu i mbrojtjes së Sevastopolit Admiral Oktjabrskij, përsëri do të ndriçojë dhe do të kujtojë për heroizmat e ushtarëve sovjetikë dhe Fitoren e Madhe. Dy degët e dafinës në piedestalin e Zjarrit të Amëshuar simbolizojnë dy mbrojtjet e Sevastopolit: në kohën e luftës së Krimesë në vitet 1850 dhe atë të Luftës së Madhe Patriotike.