Zëri i Rusisë Aksionet masive të protestës të opozitës gjeorgjiane, që po vazhdojnë tashmë që prej një muaji me kërkesën për dorëheqjen e Mihaill Saakashvilit, çuan në derdhjen e parë të gjakut. Si rezultat i veprimeve të repartit të destinacionit të posaçëm, sipas të dhënave të MPB të Gjeorgjisë, u shtruan në spital 29 persona, midis të cilëve dhe një sërë liderësh opozitarë. Duke iu referuar njoftimeve të mjeteve gjeorgjiane të informimit masiv rezulton se shkak i traumave të marra nga ata u bënë plumbat e gomës që u vunë në përdorim nga bashkëpunëtorët e repartit të destinacionit të posaçëm. “Unë e di fort mirë se u plagosën rreth 60 veta, deklaroi njëri nga liderët e opozitës gjeorgjiane, ish bashkëluftëtari dhe shoku i mendimit i Mihaill Saakashvilit, Georgi Haindrava. — Banorët e Gjeorgjisë, pasi panë atë që po ndodh në Tbilisi, filluan të na telefonojnë ne nga rajonet e vendit. Sot Saakashvili do të shohë zëmërimin e vërtetë të popullit”. Kurse ish Zëdhënësja e parlamentit, aktualisht lidere e opozitës, Nino Burxhanaxe deklaroi: “Pavarësisht nga fakti se njerëzit respektonin distancën, bashkëpunëtorët e reparatit të destinacionit të posaçëm filluan të qëllojnë. Me sa duket nga të gjitha ata kishin marrë urdhër për të filluar gjyetinë, veçanërisht, ndaj liderëve të opozitës. 6 persona u plagosën. Këtë neve nuk do t’ia falim kurrësesi autoriteteve. Ne po vazhdojmë protestën. Ne kërkojmë që presidenti të japë urgjentisht dorëheqjen”, u shpreh ajo. Hapja e zjarrit mbi demonstrantët në Tbilisi ndodhi një ditë pas rebelimit të batalionit të tankeve dhe teknikës së blinduar të ushtrisë gjeorgjiane në Muhrovani, i cili u solidarizua me opozitën. Ushtarakët e këtij batalioni deklaruan për mosbindjen e tyre ndaj autoriteteve të Gjeorgjisë dhe kërkuan zhvillimin e dialogut të udhëheqjes së vendit me opozitën. Në lidhje me kryengritjen ushtarake të drejtuar kundër regjimit të Saakashvilit, eksperti i “Zërit të Rusisë”, drejtuesi i degës së Transkaukazisë të Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavaruar Mihaill Aleksandrov, u shpreh si vijon: “Rebelimi i ushtarakëve të njërës prej njësive luftarake të ushtrisë gjeorgjiane, të cilëve u kishte ardhur shpirti në majë të hundës nga mospagimi i rrogave në kohë, nga mosgarantimi i kushteve të domosdoshme të ekzistencës, është dëshmi në disfavor të udhëheqjes gjeorgjiane. Dhe vetë fakti, se ushtarakët deklaruan mbi protestën e tyre pikërisht në vigjilje të zhvillimit të manovrave stërvitore ushtarake të NATO-s, për mua është plotësisht i kuptueshëm. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të tërhiqnin vemendjen ndaj vetes”, thotë Mihaill Aleksandrov. Eksperti mendon, se “Presidenti Mihaill Saakashvili u ndodh në pozitë të vështirë përpara sponsorëve të vet natovianë”. Sepse i gjithë efekti i manovrave stërvitore të Aleancës mund të shumëzohet me zero nga evidentimi i faktit se paratë natoviane, thjesht, po përvetësohen me paturpësi nga regjimi i Tbilisit.