Zëri i Rusisë Fondi ruso-bullgar, që po krijohet në krahinën e Altait, i ka vënë si qëllim vetes ruajtjen e monumenteve të ushtarëve të Luftës së Madhe Patriotike në Evropë. Sipas fjalëve të drejtuesit të grupit iniciator të krijimit të fondit në fjalë Pavell Çesnov, për bazë mund të merret eksperienca e Bullgarisë në ruajtjen e monumentit të famshëm “Aljosha” dhe të propagandohet ajo në vendet e tjera evropiane, ku aktualisht vërehet qendrimi mospërfillës ndaj monumenteve të Luftës së Madhe Patriotike.