Zëri i Rusisë Kryqëzori raketor amerikan “Kaupens” mbërriti në Vladivastok për pjesëmarrje në aktivitetet solemne kushtuar 64 vjetorit të Fitores së Madhe. Komandantja e anijes Holli Graf theksoi se për ekuipazhin e “Kaupens”mbërritja në Rusi në Ditën e Fitores u bë një nder i madh. Pas paradës festive ushtarake marinarët amerikanë do të vizitojnë Shtëpinë e veteranëve të luftës dhe do të njihen me kuriozitetet e qytetit. Në Ditën e Fitores kryqëzori “Kaupens” do të jetë i hapur për të pritur si vizitorë veteranët e Luftës së Dytë Botërore.