Zëri i Rusisë Këngëtari francez i shansoneve Sharl Aznavur është emëruar Amabasador i Armenisë në Zvicër. Ai do të përfaqësojë gjithashtu intereset e Armenisë në strukturat e OKB-së dhe në organizata të tjera ndërkombëtare me seli në Zvicër. Këngëtari i famshëm i shansoneve është pasardhës i emigrantëve nga Armenia. Në dhjetor të vitit të kaluar ai mori nënshtetësinë armene. Këngëtari për një kohë të gjatë nuk pranonte të emërohej në postin e Ambasadorit, por më në fund e dha pëlqimin e vet. “Çfarë është e rëndësishme për Armeninë, duhet të jetë e rëndësishme edhe për mua”, tha diplomati i ri.