Zëri i Rusisë Gerhard Shrjoder, Kryetari i kompanisë “Nord Stream” nuk e mbështet aspak preokupimin e Suedisë përkatësisht çështjeve të sigurimit kombëtar në lidhje me shtrimin e gazsjellësit “Rryma Veriore”. Bashkë me këtë Shrjoder, po ashtu si dhe pala suedeze, është i preokupuar për çështjet që kanë lidhje me ekologjinë e Detit Balltik. Deri në qershor projekti i ndërtimit të gazsjellësit do të shqyrtohet nga qeveria suedeze, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar për dhënien e lejes së shtrimit të tubacioneve përgjatë brigjeve të Suedisë.