Zëri i Rusisë Plot 12 muaj më parë Dimitri Medvediev bëri betimin dhe u bë Presidenti i tretë i Rusisë si dhe udhëheqësi më i ri nga mosha gjatë shekullit të fundit në vend. Për këtë vit Dimitri Medvediev e tregoi veten si lider i aftë për të vepruar në kushtet e krizës dhe për të tërhequr opozitën për dialog me autoritetet drejtuese. Kryetari i shtetit po demonstron gjithashtu suksese të shumta në politikën e jashtme. Pozitat e Rusisë, si fuqi e madhe botërore, për këtë vit u forcuan, bëjnë të ditur analistët. Përvjetori i parë i Medvedievit në postin e Presidentit nuk do të ndikojë në kurrëfarë mënyre në grafikun e tij, kjo do të jetë ditë e zakonshme pune.