Zëri i Rusisë Për t’i kushtuar një vëmendje më të madhe në veprimtarinë iluministe temës së Fitores mbi fashizmin i bëri thirrje OKB-së Përfaqësuesi zyrtar i MPJ i Federatës Ruse Igor Evdokimov. Më 9 maj ne kremtojmë përvjetorin e radhës të Fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Ne nderojmë kujtimin e atyre që shpëtuan botën nga nazizmi, viktima të të cilit u bënë miliona njerëz. Krimet e nazistëve dhe këlyshëve të tyre nuk kanë afate të largëta kohore dhe do të dëshironim që në veprimtarinë e vet OKB t’i kushtonte më shumë vëmendje kësaj teme, deklaroi diplomati rus në takimin me homologët e vet në OKB. Si shkas për një fjalim të tillë shërbeu inagurimi në Ukrainë i pllakadës përkujtimore për nder të esesëve të divizionit “Galiçina”. Ky nuk është rasti i vetëm i heroizimit të nazizmit në Ukrainë, Letoni dhe Estoni. Dhe kjo ndodh pavarësisht nga fakti se tashmë për 4 vite me radhë me iniciativën e Rusisë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për moslejimin e heroizimit të nazizmit. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë Drejtori i departamentit të Ukrainës të Institutit të vendeve të BSHP-së Kirill Frollov. “Ukraina shkel rezolutën përkatëse të OKB-së, e cila dënon çdo lloj forme të reabilitimit të nazizmit, meqenëse autoritetet e saj janë të bindura në pandëshkueshmërinë e vet. Ato janë mëse të bindura se për politikën e tyre antiruse atyre do t’u lejohet çdo lloj gjëje, sepse Evropa dhe SHBA-s preferojnë të mbyllin sytë ndaj këtyre shfaqjeve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për udhëheqjet e vendeve të Balltikut. Janë tejet evidente standartet e dyshishta flagrante të Perëndimit. Kësaj here Ukraina i tejkaloi të gjitha caqet e lejueshmërisë.Vendosja e pllakadës përkujtimore për nder të kujtimit të ushtarëve të divizionit SS “Galiçina” indinjoi bile dhe polakët. E si të mos ndodhte kjo, kur divizioni në fjalë dihet se ka shfarosur banorët paqësorë në Poloni, ushtarët sovjetikë, partizanët në Francë dhe Jugosllavi, ka shtypur kryengritjet antifashiste në Sllovaki, ka pushkatuar hebrenjtë dhe komunistët. Cinizmi i veçantë i situatës konsiston në atë, se ngjarjet në Ukrainë po ndodhin në prag të festës së Fitores së Madhe, kur e gjithë bota respekton heronjtë dhe nderon kujtimin e të rënëve në luftën kundër fashizmit.