0Siç njoftoi me referim tek përfaqësuesit e Aleancës Agjencia Frans Press, NATO shpreh keqardhjen e vet në lidhje me vendimin “kundërproduktiv” të autoriteteve të Federatës Ruse për heqjen e akreditimit përfaqësuesve të Aleancës në Moskë, që pasoi si kundërpërgjigje ndaj veprimit të marrë në adresë të dy bashkëpunëtorëve rusë të përfaqësisë së përhershëm pranë NATO-s. Bashkë me këtë Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov deklaroi se Rusia, pavarësisht nga deportimi prej Brukselit të dy bashkëpunëtorëve të përfaqësisë së përhershme ruse pranë NATO-s, synon drejt partneritetit me leverdi reciproke me Aleancën VeriAtlantike. Kjo sipas fjalëve të tij, ka të bëjë dhe me punën e Këshillit Rusi-NATO.