0Në Ekaterinburg do të vendoset monumenti kushtuar grupit legjendar The Beatles. Inagurimi i monumentit do t’i dedikohet zhvillimit të festivalit të parë Euroaziatik The Beatles on the Border. Monumenti tashmë u pagëzua nga adhuruesit e tij me emrin “Muri i madh i bitëllsave”, i cili paraqit në vetvete një kompozim prej metali të siluetave të pjesëmarrësve të “Katërshes së Liverpulit” në sfondin e një muri me tulla.