0Moska e përshëndet linjën e qeverisë së Polonisë për ndreqjen e shtrembërimeve ekzistuese në marrëdhëniet me Rusinë. Siç deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov gjatë pritjes në Moskë të homologut të vet polak Radosllav Sikorski, udhëheqësit e dy vendeve i qendrojnë besnikë bashkëveprimit pragmatik, i cili mbështetet në interesat kombëtare. Nga ana e vet Sikorski theksoi, se “Polonia është pikërisht ai vend, i cili e bën BE më të kujdesshëm ndaj çështjeve të fqinjësisë Lindore”, dhe se ajo dëshiron që ta bëjë këtë fqinjësi “miqësore dhe të sigurtë”. Ministri polak dha të kuptohet se Varshava pret vizitën e Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin.