Zëri i Rusisë Të enjten më 7 maj do të hapet në Pragë samiti themelues i programit të BE “Partneriteti Lindor”. Ai parashikon dhënien e ndihmës dhe mbështetjes 6 shteteve të Evropës Lindore: Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Po ç’fizionomi do të ketë ky partneritet dhe cilët shtete fton në rolin e partnerëve të vet BE? Këtyre pyetjeve tentoi t’u përgjigjet vëzhguesi ynë, kandidati i shkencave historike, Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Brukseli ka ndërmend tu propozojë pjesëmarrësve të programit ndihmë financiare, mbështetje politike, thjeshtësimin e regjimit të vizave, si dhe favorizime të tjera. Megjithatë që tani mund të presupozohet se do të shpërndahen këto mjete favorizuese në mënyrë të përzgjedhur dhe do të shndërrohen, në të vërtetë, jo në ndihmë partneriale, por në mjet ushtrimi presioni dhe shantazhi. Po cili është shkaku që shërben për nxjerrjen e konkluzioneve të tilla? Praktika e “standarteve të dyfishta” e cila vërehet bile që tani ndaj partnerëve të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Ndër vendet kanakare të tij që gëzojnë privilegje të veçanta figurojnë Ukraina dhe Gjeorgjia, ndërsa, më saktë, udhëheqja e tyre e lartë. Në drejtimin gjeogjian BE ka filluar gjithashtu në mënyrë këmbëngulëse realizimin e synimeve të veta duke bërë llogari me laps në dorë që përpara zhvillimit të samitit të “Partneritetit Lindor”. Ai vendosi t’i japë një ndihmë financiare shumëmiliardëshe regjimit të Saakashvilit, i cili ndërmorri agresionin e armatosur në gusht të vitit të kaluar kundër Osetisë së Jugut. Ndërsa për sa i përket “partnerëve” të tjerë të tij të shpallur publikisht, duhet thënë, se në këto vende udhëheqja e BE përpiqet me të gjitha mënyrat të distancohet nga autoritetet vepruese aktuale. Drejtuesja e Qendrës së Studimit të krizës bashkëkohore ballkanike të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Elena Guskova mendon, se Brukseli ndjek si qëllim spostimin e Rusisë nga hapësira e ish Bashkimit Sovjetik, që ajo të mos ketë mundësi të kundërveprojë ndaj projekteve të tij, siç e bën ajo një gjë të tillë, në veçanti, në Kosovë. ”Bashkimi Evropian ishte i gatshëm të merrte mbi vete funksionet e pranisë në Kosovë që në dhjetor të vitit 2006. Të gjitha komisionet tashmë ishin dërguar atje, mjetet financiare ishin caktuar dhe qenë përpiluar skemat e veprimit. Atëhere ishte e lehtë të arrihej pavarësia e Kosovës nëpërmjet shfrytëzimit të BE dhe vetëm pozita krejtësisht e papritur për Perëndimin e Rusisë arriti ta frenojë këtë proces të paligjshëm”, kujton Elena Guskova.