Zëri i Rusisë Në një kohë kur Rusia nuk po shfaq këmbëngulje në avancimin e projekteve të veta në lidhje me reduktimin e hedhjes në atmosferë të gazrave me efekt sere, mbi pretendimet e veta për pozitë lidereje globale në luftën për ruajtjen e klimës dhe zhvillimin e idesë së “kontrollit klimaterik” planetar deklaruan në prill të vitin 2009 SHBA-s, shkruan botimi “Rossijskaja gazeta”. Deri tani SHBA-s, të cilave u bien për pjesë më tepër se 36 % e hedhjeve në atmosferë të gazeve me efekt sere, nuk kanë nënshkruar Protokollin e Kiotos. Në Samitin ekologjik në Kopenhagen në dhjetor të këtij viti do të miratohet marrëveshja e re . Dhe SHBA-s tashmë shprehën synimin e vet për tu bërë lidere në vendosjen e rregullit të ri ekologjik botëror, duke deklaruar, mbi atë se në vitin 2050 do të reduktojnë hedhjen e gazeve me efekt sere në atmosferë deri në 80 %. Rusisë i duhet medoemos të nxitojë për tu ingranuar në rregullin e ri ekologjik global, konkludon botimi “Rossijskaja gazeta”.
***
Ka shumë mundësi që Duma Shtetërore e Rusisë të ratifikojë Kartën Sociale Evropiane, e cila është nënshkruar nga Rusia që në vitin 2000, njofton botimi “Gazeta”. Atëhere Rusia morri mbi vete detyrimet që garantojnë të drejtën për punë, të drejtën e familjes, fëmijëve dhe rinisë për mbrojtje sociale, juridike dhe ekonomike, si dhe disa të tjera. Në të njëjtën kohë qeveria e Federatës Ruse shtyu për një afat të pacaktuar ratifikimin e tre neneve të detyrueshme për zbatim të Kartës së sipërpërmendur që garantojnë të drejtat për sigurim social dhe ndihmë, si dhe të drejtën e punëtorëve-emigrantë dhe familjeve të tyre për mbrojtje dhe dhënie ndihme. Refuzimi i ratifikimit të tyre u shpjegua me atë, se plotësimi i këtyre detyrimeve do të krijojë probleme suplementare financiare, ekonomike dhe juridike.
***
Deputetët e fraksionit “Rusia unike” në këto ditët e afërta do të paraqesin për shqyrtim në Dumën Shtetërore të Rusisë amendamentet e Kodit Penal, të cilat parashikojnë dhënien e dënimit për mohimin e krimeve të Gjermanisë, njofton gazeta “Vedomosti”. Ato do të plotësojnë Kodin Penal me një nen të ri. Do të dënohet shtrembërimi publik i vendimit të Gjykatës Ushtarake (Tribunalit) të Nurenbergut, i lejuar me qëllim të reabilitimit të fashizmit si dhe shpallja si kriminale e veprimeve të vendeve-pjesëmarrëse të koalicionit antihitlerian. Projekt ligji i ri është i vlefshëm si për qytetarët rusë, ashtu dhe për qytetarët e huaj që ndodhen në territorin e Rusisë.