Zëri i Rusisë E ardhmja e kompanisë radiotransmetuese “Zëri i Rusisë” i përket zhvillimit të teknologjive multimediatike. Falë aplikimit të Internetit si dhe transmetimit digital auditori ka mundësi jo vetëm të dëgjojë emisionet e radios, por edhe të shohë dhe bile të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përpilimin e programeve. Këtë tendencë e vuri në dukje Kryetari i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Andrei Bistrickij në intervistën e vet dhënë korrespondentit tonë me rastin e Ditës së Radios- festës së bashkëpunëtorëve të të gjitha degëve të komunikimit masiv. Ajo kremtohen në Rusi më 7 maj. Ndërsa i dha start erës së radiotransmetimit një eveniment historik. 114 vjet më parë njerëzit u bënë dëshmitarë të lindjes së mrekullisë bashkëkohore të botës - shpikjes së radios nga shkencëtari gjenial rus Aleksandër Popov. Më 7 maj të vitit 1895 ai demonstroi aparatin e parë radiomarrës në botë të konstruktuar nga ai vetë në mbledhjen e Shoqatës fiziko-matematike ruse në Peterburg. Dhe kjo ditë hyri pas kësaj në histori. Por vetëm me kalimin e gjysëm shekulli- në vitin e Fitores së Madhe në Luftën e Dytë Botërore- u sanksionua një festë e re - Dita e Radios. Radiotransmetimi i rregullt në Rusi filloi që më 1 shtator të vitit 1924 dhe që nga ajo kohë është vështirë të përfytyrohet jeta bashkëkohore pa shumëzëshmërinë e eterit që na transmeton ne lajme, muzikë, informacion tepër të larmishëm e të ndryshëm, na nge gjendjen shpirtërore. Radiovalët na bashkojnë ne, krijojnë atmosferën e veçantë të bashkëpjesëmarrjes në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme botërore. Aktualisht në Rusi janë dhënë më shumë se 200 licenca për realizimin e radiotransmetimit. Vetëm në Moskë veprojnë më tepër se 40 radiostacione. Me një fjalë, radio është një nga burimet më demokratike të informacionit. Të gëzon fakti, se tani në kushtet e konkurrencës së ashpër radiostacioni ynë “Zëri i Rusisë”, i cili transmeton emisionet e veta për vendet e huaja, jo vetëm që nuk i ka dorëzuar pozitat e veta, por dhe vazhdon të tërheqë auditor të ri në hapësirën e vet transmetuese, vuri në dukje Kryetari i “Zërit të Rusisë” Andrei Bistrickij. Dhe në lidhje me këtë mund të konfirmohet me bindje të plotë, se nuk parashikohet aspak perëndimi i radiotransmetimit për vendet e huaja: “Sido që të ndryshojë jeta, interesi i njerëzve ndaj radios do të vazhdojë të ruhet edhe për një kohë shumë të gjatë. Sepse ajo është një mjet mjaft komfort dhe demokratik informimi masiv. Tjetër punë është ajo, se do të ndryshojnë formatet e radiotransmetimit. Kjo ka të bëjë edhe me transmetimin e emisioneve për vendet e huaja. Bashkë me këtë dëgjuesit në shtete të ndryshme, të cilët flasin në gjuhë të ndryshme, gjithmonë do të kenë nevojë për të krahasuar pikëpamjet e veta, për të marrë informacion mbi jetën në vende të tjera. “Zëri i Rusisë” jep informacion të zgjeruar mbi të gjitha ngjarjet, u fal njerëzve mundësinë e komunikimi të gjallë, pavarësisht nga distancat jashtëzakonisht të largëta që ekzistojnë midis tyre. Prandaj radiotransmetimi për vendet e huaja, pa dyshim, do të vazhdojë të ruhet për shumë e shumë vite me radhë. Aktualisht në “Zërin e Rusisë”, i cili në muajin tetor do të kremtojë 80 vjetorin e vet, po ndodhin ndryshime të mëdha. Po zgjerohet radiotransmetimi në gjuhët kryesore dhe në rrjetin Internet. Duam të vëmë në dukje se tani ne zhvillojmë emisionet tona në 160 vende të botës në valë të shkurtra dhe të mesme çdo ditë 145 orë në regjimin ditë-natë. “Zëri i Rusisë” tingëllon në 39 gjuhë. Në perspektivë radio jonë do të fillojë “të flasë” edhe në disa gjuhë të popujve të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Në planet e tij hyn gjithashtu zgjerimi i radiotransmetimit në Evropë, Lindjen e Afërt dhe të Mesme, në Kinë, Indi dhe Amerikën Latine. Përveç kësaj, ne i propozojmë auditorit tonë audio dhe video materiale, subjekte multimediatike, infografikë. Tashmë ka filluar transmetimin 24-orësh radiokanali i ri në gjuhën ruse- “Zëri i Rusisë-shërbimi rus”. Ai transmeton emisionet e veta për auditorin rusishtfolës në mbarë botën në valë të mesme dhe të shkurtra, në diapazonin FM të disa vendeve, si dhe në sajtin tonë me adresë www.ruvr.ru. Edhe një risi tjetër e kompanisë: në regjim pune non- stop kaloi Shërbimi Botëror Anglez i “Zërit të Rusisë”. Siç theksoi Kryetari i radiokompanisë Andrej Bistrickij, të pandryshueshme dhe përcaktuese do të mbeten, si dhe më parë, në programet e “Zërit të Rusisë” vërtetësia, operativiteti dhe puna kompetente me cilësi të lartë.