Zëri i Rusisë Rusia po deporton dy bashkëpunëtorë të qendrës informative të NATO-s në Moskë, të vendosur në ambasadën kanadeze, i njoftoi agjencisë RIA “Lajmet” një burim diplomatik. Sipas fjalëve të tij, Ambasadori i Kandasë u thirr në MPJ dhe u informua mbi këtë vendim. Sipas informacionit të agjencisë “Interfaks”, Moska i hoqi akreditimin drejtueses së Qendrës Informative të NATO-s Izabel Fransua si dhe një bashkëpunëtori tjetër. Kjo është kundërpërgjigje e Rusisë ndaj vendimit të autoriteteve të Belgjikës për deportimin e dy diplomatëve të përfaqësisë së Rusisë pranë NATO-s. Dihet se për shkak të skandalit që plasi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov nuk do të shkojë më 19 maj në Bruksel për pjesëmarrje në mbledhjen ministrore të Këshillit Rusi-NATO.