Zëri i Rusisë E ardhmja e kompanisë radiotransmetuese “Zëri i Rusisë”konsiston në zhvillimin e teknologjive multimediatike. Falë aplokimit të Internetit dhe trasmetimit digital auditori ka mundësi jo vetëm të dëgjojë trasmetimet, por edhe të shikojë dhe bile në të njëjtën kohë të marrë pjesë në pëpilimin e programeve. Një tendencë të tillë e vuri në dukje Kryetari i “Zërit të Rusisë” Andrei Bistickij në vigjile të Ditës së Radios, e cila kremtohet në Rusi më 7 maj. “Sido që të ndryshojë jeta, interesi i njerëzve ndaj radios do të ruhet edhe për një kohë shumë të gjatë”, theksoi Bistrickij. “Kjo për vetë faktin se radio është mjet shumë komfort dhe demokratik informimi masiv”, u shpreh ai.