Zëri i Rusisë Më 7 maj në Pragë iu dha start programi i BE “Partneriteti Lindor”. Ky program parashikon afrimin e Brukselit me gjashtë shtetet e hapësirës postsovjetike: Azerbajxhanin, Armeninë, Biellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Këtu lind natyrshëm pyetja, se ç’qendrim mbajnë në Rusi ndaj këtij programi? Le ta themi menjëherë këtu: jo të njëkuptimshëm! Për shembull, Doktor i shkencave filozofike, Profesor Aleksandër Cipko është i bindur se: “Vetë programi “Partneriteti Lindor”, sigurisht, që paraqet rrezik për interesat tona gjeopolitike! Kjo është praktikisht formë e shkëputjes humanitare, të qytetëruar,të kulturuar, nga bota e vjetër Ruse e ayre vende aktualisht të pavarura, të cilat për shumë shekuj me radhë kanë qenë të lidhura me Rusinë”, thotë Profesor Aleksandër Cipko. Drejtimi antirus i “Partneritetit Lindor” për mua është mëse evident! Ky është ekspansion jo i butë, por, mund të thuhet, bile plotësisht i rreptë i BE në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik. Ekziston dëshira e zjarrtë e Brukselit që ta mënjanojë Rusinë, ta distancojë atë nga fqinjët e saj. Doktori i shkencave filozofike, Profesor Aleksandër Cipko e vlerëson në mënyrë tejet negative programin “Partneriteti Lindor” të BE. I një mendimi tjetër është Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për çështjet ndërkombëtare Mihaill Margellov. Ai u shpreh kështu: “Mua, personalisht, ky program nuk më bën të druhem aspak…” . “Ne, sipas mendimit tim, kemi të drejtë të dimë më shumë për këtë “Partneritet Lindor””, mendon Mihaill Margellov. Ne duam të sigurohemi në lidhje me atë, se fqinjët tanë nuk i shtyjnë që të shoqërohen për të dalë më pas kundër nesh! Ndërsa përsa i përket përpjekjeve të shkëputjes me forcë të vendeve fqinje nga Rusia, duhet thënë se lidhjet qytetëruese, kulturore dhe humanitare midis popujve tanë kanë ardhur duke u formuar gjatë shumë shekujsh me radhë. Për mendimin tim, programi “Partneriteti Lindor” nuk është i mbarsur me qëllime konfrontuese kundrejt Rusisë. Ne duam vetëm më shumë sinqeritet, më shumë vullnet të mirë nga BE, tha senatori Mihaill Margellov, Kreu i Komitetit të Këshillit të Federatës për çështjet ndërkombëtare.