0Prokuroria e Rusisë i paraqiti akuzat zyrtare Drejtorit të milicisë së rajonit të Moskës “Caricino”, për majorin Denis Evsukov, i cili një javë më parë qëlloi për vdekje tre persona në një supermarket që punonte gjatë orëve të natës. 6 persona të tjerë u plagosën. Polici akuzohet për vrasje nga shtytja e aktit të rrugaçërisë dhe mbajtje të armës pa leje. Evsjukovit i’u bë gjithashtu dhe ekspertiza psiqike. Ky incident me majorin çoi në dorëheqjen e Drejtorit të milicisë së gjithë Moskës dhe në kontrollet e shumta në radhët e saj.