0Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov nuk do të shkojë në Bruksel në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO që do të zhvillohet më 19 maj. Siç deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm pranë NATO-s Dimitri Rogozin, Aleanca nuk është gati për rinovimin e marrëdhënieve normale me Moskën. Mbledhja ministrore e Këshillit duhet të bëhej e para mbas ngjarjeve të vitit të kaluar në Kaukaz, por ajo nuk do të zhvillohet për shkak të “demarshit brutal” të NATO-s, tha Rogozin. Kështu e quajti ai vendimin e deportimit nga Brukseli të dy diplomatëve rusë. Në Nato, japin të kuptohet se ky vendim u bë përgjigjje për skandalin e spiunazhit në Estoni, ku akuzuan funksionarin ushtarak për shitjen e sekreteve Rusisë. Por Moska bën të ditur se diplomatët e deportuar — bashkëpunëtorët e degës së kuadrit të MPJ, nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me zbulimin.