0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e lejon në perspektivë uljen e pengesës prej 7 % për kalimin e partive në Dumën Shtetërore. “Këto ballo varen nga shkalla e zhvillimit të sistemit tonë politik”, deklaroi Kreu i shtetit në takimin me përfaqësuesit e Partisë “Spravedlivaja Rusia”. Sipas fjalëve të Presidentit, përqindja e kalimit në Dumë nuk ka të bëjë me principet fundamentale të sistemit shtetëror, kjo do të thotë se edhe ndyshimet janë të mundshme. Dimitri Medvediev bëri thirrje gjithashtu se në sistemin e regjistrimit të partive politike ka principe të vjetëruara, por Presidenti propozon që vet ky sistem të ruhet.