0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deri në fund të majit do ti paraqesë qeverisë mesazhin buxhetor. Siç njoftuan nga Kremlini, ky dokument do të drejtohet jo thjesht në qeveri, por do të paraqitet personalisht nga vet Presidenti në mbledhjen e gjerë të kabinetit të tij. Me këtë, mesazhi buxhetor fiton statusin e dokumentit të pavarur, ku Presidenti përmbledh prioritetet kryesore në politikën ekonomike. Në vjeshtë do të shpallet mesazhi i përvitshëm i Presidentit në mbledhjen e Federatës.