0Belgjika vendosi të deportojë dy bashkëpunëtorë të qeverisë së Rusisë pranë Nato-s. Më parë atyre ua hoqi akreditimin Aleanca. MPJ e Belgjikës njoftoi se diplomatët duhet të largohen nga vendi në një kohë të afërt. Fjalë bëhet për Këshilltarin e vjetër Viktor Koçukov dhe Atasheun e përfaqësuesit të përhershëm të Federatës Ruse pranë BE Vladimir Çizhov. Sipas të dhënave jozyrtare nga gazetat evropiane, largimi i doplomatëve mund të ketë lidhje me çështjet e funksionarit nga Ministria e Mbrojtjes së Estonisë, i cili pak kohë më parë mori dënimin me heqje lirie sipas akuzës së bashkëpunimit me zbulimin rus.