Zëri i Rusisë Rosselhoznadzor ndaloi importimin e mishit të derrit edhe nga një shtet tjetër i huaj, nga Britania e Madhe, ku tashmë janë fiksuar raste të prekjes së njerëzve nga virusi i gripit A H1N1. Më përpara tabuja për importimin e mishit përhapej mbi Meksikën, Spanjën, një sërë shtetesh të SHBA-s dhe disa provinca të Kanadasë. Ne u detyruam të ndërmarrim një hap të tillë, thotë Zëvendësi i Kreut të Rosselhoznadzor-it Nikollai Vllasov. “Neve na qortojnë vazhdimisht në lidhje me atë, se nuk është provuar rreziku i përdorimit të mishit të derrit, prandaj nuk duhet të ketë dhe kufizime tregtare për të. Bota u përball me virusin në fjalë 10 ditë më parë. Dhe mund të thuhet se ai nuk është studjuar fare. Është i drejtë konstatimi, se nuk është provuar rrezikshmëria e përdorimit të mishit të derrit, po ashtu siç nuk është dëshmuar edhe parrezikshmëria e tij. Në qoftë se ne jemi të bindur se mishi i derrit nuk është i rrezikshëm, atëhere ne e lejojmë atë të hyjë në tregun tonë. Por ne nuk jemi aspak të bindur për këtë”, konkludon Nikollai Vllasov. Ndalimi i importimit të tij tani për tani nuk ka çuar në shtrenjtimin e mishit, pavarësisht nga fakti, se Rusia varet në mënyrë të qenësishme nga importi i këtij produkti. Më tepër se 40 % e mishit të derrit sillet nga jashtë shtetit në vend. Por bile edhe në qoftë se tek ne do të shfaqet sëmundja, kjo nuk do të përbëjë ndonjë tragjedi, mendon Nikollai Vllasov. Më e tmerrshme është tjetër gjë. “Më e rrezikshëm për ne nuk është vetë depërtimi i virusit në Rusi, por depërtimi i tij në Indonezi dhe në Afrikën Qendrore. Përse?-do të pyesni ju. Në këto rajone midis zogjve dhe njerëzve qarkullon aktivisht virusi H5N1-gripi i shpendëve. Vetia e tij e lartë patogjene për njeriun tashmë është provuar. Ndërsa virusi i gripit të derrit po përhapet me shpejtësi. Dhe në qoftë se do të duket virusi mutand, i cili të sintezojë vetitë e dy viruseve të sipërpërmendur, ja, atëhere dhe do të shfaqet problemi më serioz”, thotë Nikollai Vllasov.