Zëri i Rusisë

 

Miratimi i iniciativës së re të Perëndimit për hapësirën postsovjetike do të zhvillohet në samitin e BE që do të mbahet këtë javë në Pragë. Projekti, i cili u paraqit për diskutim një vit më parë nga polakët dhe zvicerianët quhet “Partneriteti Lindor”. Fjalë bëhet mbi atë që të zhvillohen marrëdhënie të veçanta integruese të BE me republikat e ish Bashkimit Sovjetik: Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Ukrainën, Moldavinë, Biellorusinë dhe Armeninë. Gjëja e parë që të bie në sy, është ajo se në këtë listë nuk bën pjesë Rusia. Dhe kjo është mëse e natyrshme, meqenëse pikërisht kundër Rusisë dhe presupohet që të lidhet shoqëria e këtyre vende. Domethënë po ndërmerret akoma edhe një përpjekje tjetër e radhës me qëllim që të dobësohet ndikimi i Moskës në hapësirën postsovjetike.