Zëri i Rusisë Për 9 majin banorët e Taimirit (Gadishullit në veri të Rusisë) bënë me punë dore Flamurin simbolik 48 metërsh të Fitores. Flamuri përkujtimor përbëhet pothuajse nga 2,5 mijë fragmente, të cilat janë zbukuruar me qendisje, aplikacione, vjersha me temën e luftës dhe paqes. Fragmentet i kanë qepur më shumë se 5 mijë veta: inxhinierë, mësues, nxënës, edukatore të kopshteve të fëmijëve dhe pensionistë. Pas kremtimit të Ditës së Fitores Flamuri do të bëhet një prej eksponateve të muzeut vendas të Tajmirit.