Më 3 maj në kryeqytetin rus filluan provat gjenerale të pjesëmarrësve të konkursit të këngës “Eurovision 2009”. Në kompleksin koncertalo-sportiv “Olimpijskij”, ku do të zhvillohen dhe betejat kryesore midis konkursantëve, mbretëron fryma festive. Organizatorët e konkursit mendojnë se ajo mund të krahasohet me atmosferën e Lojrave Olimpike Verore të vitit 1980 që u zhvilluan në Moskë, për të cilat dhe u ndërtua ky kompleks sportiv, që është një nga konstruksionet më të mëdha të këtij lloji në gjithë territorin e Evropës. “Unë nuk mund ta besoj dot se më në fund ndodhem në Moskë”, deklaroi këngëtarja nga Mali i Zi Andrea Demiroviç. Unë jam shumë, shumë e lumtur dhe shpresoj tej mase që çdo gjë do të shkojë për mrekulli”. Ajo ishte këngëtarja e parë që provoi skenën, sepse sipas rezultateve të hedhjes së shortit pikërisht Andrea dhe do të duhet të hapë konkursin e këngës “Eurovision 2009”. Bukuroshja 23 vjeçare do të interpretojë këngën e vet “Just get out of my life” (“Thjesht, largohu nga jeta”) në anglisht, kurse në konferencën e mbajtur për shtyp ajo vendosi tu bëjë gazetarve një surprizë të këndshme dhe këndoi në rusisht një kuplet nga kënga e famshme ruse“Mbrëmet e periferive të Moskës” (“Podmoskovnie vjeçera”). Kurse dueti nga Izraeli, në të cilin këndojnë izraelitja Noa dhe palestinezia Mira Avad, do të interpretojë këngën “There must be another way” (”Duhet të ketë një rrugëdalje tjetër”) në tre gjuhë: anglisht, hebraisht dhe arabisht. Grafiku i provave është shumë i ngjeshur. Çdo pjesëmarrësi i janë vënë në dispozicion 40 minuta kohë, më pas vijon konferenca për shtyp, intervistat, komunikimi me gazetarët. Binjakët nga Maqedonia Martin dhe Stefan Filipovski u takuan gjatë provave me motrat Arshakjan nga Armenia dhe ja morrën aty për aty këngës në kuartet. Motrat Inga dhe Anush Arshakjan ndanë me gazetarët emocionet dhe impresionet e veta. “Skena është grandioze! Ne bile u fillimisht u trembëm kur shkelëm në të. Edhe ne sigurisht që kemi skena të mëdha, por kjo është tre herë më e madhe dhe ne e imagjinojmë se ç’energjetikë do të dominojë atje!” Kënga e motrave armene titullohet “Xhan-xhan”, që do të thotë “shpirt” dhe tingëllon në Armeni si përshëndetje miqësore.