Zëri i Rusisë Anija e madhe kundërnëndetëse e flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë “Admiral Pantelejev” shoqëroi karvanin e parë të anijeve nëpër gjirin e Adenit ku nuk po rreshtin sulmet e befasishme të piratëve somalezë. Rusët morën nën mbrojtjen e vet gjashtë anije tregëtare, të cilat lundrojnë nën flamujt e vendeve të ndryshme në drejtim të ngushticës Bab-el-Mandebsk. Në rrugën e kthimit ata gjithashtu do të shoqërojnë anijet nëpër korridorin e “siguruar”. “Admiral Pantelejev” tashmë ka ndaluar 29 persona, të cilët dyshohen për veprimtari piraterie.