Zëri i Rusisë Nga Moska deri në Lisbonë, në mbarë Evropën në këto ditë mund të shohësh gjithkund Shiritat e Shën Gjergjit. Qindra të rij e të reja si në Rusi, ashtu dhe përtej kufijve të saj, shpërndajnë nëpër rrugët e qyteteve këto copëza shiritash me ngjyrë zi-portokalli atyre që mbajnë mend dhe nderojnë kujtimin e ushtarit rus, i cili mbrojti botën nga fashizmi. Ngjyra e shiritit përfaqëson në vetvete replikën e Urdhërit të Shën Gjergjit, që është një prej dekoratave më të nderuara luftarake të Rusisë. Gjatë disa shekujsh me radhë me këtë dekoratë nderoheshin të gjithë ata që shfaqnin heroizëm në fushën e betejës. Ngjyrat e shiritit-zi e portokalli-simbolizojnë tymin dhe flakën e betejave. Shiritat e Shën Gjergjit tani valëviten në antenat e automobilaveqë qarkullojnë nëpër rrugët e Parisit. Me to janë zbukuruar thiletë e xhaketave të zyrtarëve dhe çantat e dorës të nëpunëseve të Madridit. Ata mund t’i shikosh në çantat e shpinës të nxënësve të vegjël londinezë të shkollave. Nga ambasadat ruse në Zvicër dhe Danimarkë në Komitetin organizativ të aksionit “Shiriti i Shën Gjergjit” vijnë vazhdimisht kërkesat për dërgimin e partive të reja të shiritave, sepse të gjitha ato që u sollën nga Moska tashmë u shpërndanë. Kurse në Sllovaki dhe Çeki u hap një faqe e posaçme në Internet, ku mund të porositet Shiriti i “Shën Gjergjit”. Vitin e kaluar aksionet në këto vende u zhvilluan me mjaft sukses me mbështetjen e ambasadës ruse në Bratisllavë, si dhe Klubit patriotiko-ushtarak çek në qytetin Bërno. Në Portugali, në Lisbonë, “Shiritat e Shën Gjergjit” shpërndahen në bazën e Shtëpisë Ruse dhe Komunitetin e emigrantëve “Jedinstvo” (“Uniteti”). Por më shumë se kudo gjetkë shiritat e “Shën Gjergjit” t’i zë syri në Moskë. Dëgjuesit e “Zërit të Rusisë”, të cilët do të dëshironin të bashkoheshin me aksionin “Shiriti i Shën Gjergjit”, mund të na telefonojnë ne me këtë numër: +7 495 950 6944 ose të vizitojnë sajtin 9may.ruvr.ru, në të cilin mund të mësojnë se ku shpërndahen në vendin e tyre shiritat e “Shën Gjergjit”. Në këtë sajt vizitorët mund të shprehin mendimin e vet në lidhje me aksionin në fjalë dhe të ndajnë me ne historitë familjare ose kujtimet që kanë të bëjnë me ngjarjet e viteve të Luftës së Dytë Botërore.