Zëri i Rusisë Paniku rreth gripit të derrave po përhapet në mbarë botën me shpejtësi shumë më të madhe se sa vetë virusi i kësaj sëmundjeje. Kjo i jep arsye një sërë ekspertëve për të supozuar, se zhurma e buja rreth sëmundjes së re është rezultat i marrëveshjes së fshehtë midis kompanive më të mëdha farmaceutike botërore. Është interesant fakti, se sëmundja në fjalë filloi të bredhë nëpër botë pikërisht pas shkrirjes së dy gjigandëve farmaceutikë të Perëndimit: kompanisë zviceriane “Hoffmann-La Roshe” dhe asaj amerikane “Genentech”. Kështu që nuk ia vlen aspak të habitesh nga fakti, se pikërisht konglomerati i sapokrijuar farmaceutik do t’i propozojë së shpejti njerëzimit vaksinën çudibërëse kundër sëmundjes së tmerrshme mutande. Dëgjoni në lidhje me problemin në fjalë mendimin e Drejtorit të Departamentit të informacionit analitik të Agjencisë Rosbizneskonsallting Aleksandër Jakovliev shprehur për radiokompaninë “Zëri i Rusisë”. “Unë mendoj se njëfarë të vërtete ka në gjithë këtë histori. Të paktën në atë kuptim, se sigurisht, kurrëfarë kërcënimi serioz për njerëzimin kjo sëmundje nuk paraqet. Dhe po zbulohen hollësi gjithnjë e më të reja të cilat dëshmojnë për atë, se, në përgjithësi, ajo nuk është më e rrezikshme se sa gripi i zakonshëm sezonal. Nga ana tjetër, tani çështja po kalon në planin real financiar. Mua më duket, se, sigurisht, vlerësime të tilla nuk janë ashtu krejt të rastësishme, meqenëse ato paraqesin interesim të qenësishëm real për korporatat dhe organizatat eksperte si dhe për vetë Organizatën Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përfitojnë financim suplementar. Por, në të njëjtën kohë unë nuk do të dëshiroja, sigurisht, që të shprehesha mbi atë, se të gjitha këto janë luajtur sipas notave të një partiture të caktuar. Po, nuk mund të mohohet ajo, se rreziku i sëmundjes vërtet ekziston. Por duket fare qartë se ai është hiperbolizuar si tepër”, konkludon Aleksandër Jakovliev. Për njerëzit e mençur është bërë prej kohësh më se evidente se korporatat farmaceutike janë të interesuara që njerëzit të jetë blerës të përhershëm të ilaçeve të ndryshme. Në këtë dhe konsiston garancia e fitimeve të larta stabile për to. Dhe në këtë synim të tyre është plotësisht i logjikshëm hapi i ndërmarrë për nxitjen, inkurajimin e hapjes së tregjeve të reja dhe krijimit të mundësive të reja për veten nëpërmjet organizimit të panikut pandemik në mbarë botën.